Gashi: Serbia nuk është e interesuar për Asociacionin, por për ndarjen e asaj pjese të Kosovës

Analisti Astrit Gashi ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për Asociacionin, por për ndarjen e asaj pjese të Kosovës

Analisti Astrit Gashi

Analisti Astrit Gashi Gashi në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për Asociacionin por për ndarjen e asaj pjese të Kosovës.

“Shoqëria kosovare nuk ka qenë e interesuar të shkojë në opsionin e ndarjes së Kosovës”, ka thënë ai.

Analisti Gashi ka shtuar se mënyra se si ka progresuar debati lidhur me çështjen e Asociacionit duhet t’i bëhen disa pyetje kryeministrit Kurti.

“Kryeministri Kurti i ka dhe dy drafte tjera që i kanë propozuar ndërkombëtarë për Asociacionin dhe ai e di se çfarë përmbajtje kanë ato”, ka thënë Gashi, duke shtuar se asnjërën nga to nuk i ka krijuar Qeveria e Kosovës.

Analisti Gashi ka thënë se sfida e një kryeministri të Kosovës në këto momente është të dij se si të përgjigjet në këto situata.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika