Gashi: Serbisë i konvenon anëtarësimi i Kosovës në KE

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është thikë me dy tehe, pasi Gjykata Evropiane mund të përdoret nga Serbia për ta dëmtuar shtetësinë e Kosovës, dhe për të përfituar rastet të cilat i ka humbur në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës

Kreshnik Gashi

Kreshnik Gashi, ka parashikuar se Serbia do ta ulë lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, sepse ajo dëshiron për ta përdorur Gjykatën Evropiane për proceset gjyqësore, të cilat nuk ka mundur t’i fitojë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, siç është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se Serbia do ta përdorë një taktikë të lobimit të heshtur, që ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas Gashit, nëpërmjet kësaj Gjykate, Serbia do të bëjë përpjekje për të dëmtuar sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Mosrespektimi i të drejtave të komunitetit serb për pronat në Kosovë të cilat ne nuk ju kemi garantuar gjykim të paanshëm, Serbia do t’i përdorë kundër Kosovës, pasi kjo e fundit nuk i respekton të drejtat e njeriut, dhe ne e dimë se çfarë vendimesh do të sjellë Gjykata e Evropës”, ka sqaruar Gashi.

Sipas Kreshnik Gashit një shtet siç është Serbia, që nuk ka lënë mjet pa përdorur që ta luftojë shtetësinë e Kosovës dhe ajo do ta përdorë këtë gjykatë për ta dëmtuar Kosovën.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika