Gashi: Serbisë në Banjskë i ka ndodhur dështimi më i madh politik

Analisti Astrit Gashi, ka thënë se Serbisë në Banjskë i ka ndodhur dështimi më i madh politik duke e cilësuar edhe si "gabim trashanik"

Analisti Astrit Gashi

Analisti Astrit Gashi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Serbisë në Banjskë të Zveçanit i ka ndodhur dështimi më i madh politik.

“Serbisë në Banjskë i ka ndodhur dështimi më i madh i politikës së tretë të Serbisë në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Ky ka qenë dështimi i tyre më i madh”, ka thënë Gashi.

Gashi e ka cilësuar këtë si “gabim trashanik”.

Gashi ka thënë se përmes sulmit në Banjskë, Serbia e ka “rikthyer” një pjesë të një imazhi të Serbisë që ka bërë katër “luftëra të përgjakshme” në Ballkan.

Kujtojmë që të dielën e 24 shtatorit, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit është sulmuar Policia e Kosovës nga një grup terrorist serb.

Nga ky sulm ka mbetur i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë, i plagosur polici Alban Rashiti dhe disa të tjerë të lënduar.

Derisa Policia e Kosovës i ka vrarë tre persona nga ky grup terrorist serb.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika