Gashi: Të vogla gjasat të jetësohet vendimi i Kushtetueses për pensionet

"Janë shumë të vogla gjasat që të jetësohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i marr para më shumë se tre muaj për shfuqizimin e dispozitave diskriminuese,  të cilat kanë kufizuar të drejtën e qytetarëve për të përfituar pensionet e financuara nga shteti, pa dëshmi për 15 vjet pune", kështu ka thënë kryetari i Shoqatës së pensionistëve të Kosovës, Njazi Gashi për Radio Dukagjini

Gjykata Kushtetuese tre muaj më parë ka shpallur jokushtetuese dispozitat e Ligjit për Skema Pensionale të Financuara nga Shteti dhe Udhëzimin Administrativ të Qeverisë të cilët kanë kufizuar të drejtën e qytetarëve për të përfituar pensionet me dëshmi për 15 vjet pune.

Kushtetuesja kishte përcaktuar shfuqizimin e dispozitave të vlerësuara në kundërshtim me Kushtetutën pas një periudhe gjashtë mujore, përkatësisht më 15 korrik 2023. Por, të vogla janë gjasat që kjo të ndodhë.

“Janë shumë të vogla gjasat që të jetësohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i marrë para më shumë se tre muaj për shfuqizimin e dispozitave diskriminuese,  të cilat kanë kufizuar të drejtën e qytetarëve për të përfituar pensionet e financuara nga shteti, pa dëshmi për 15 vjet pune”.

Kështu tha për Radio Dukagjinin, kryetari i Shoqatës së pensionistëve të Kosovës, Njazi Gashi.

“Gjasat janë shumë të vogla për arsye se qeveria nuk e ka prezentuar fare këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese në Kuvend, gjë që e ka pas obligim kushtetues ta bëjë , dhe natuyrisht kjo çështje do të prolongohet dhe do të ketë reperkusione juridike,për shkak të mosrealizimit të vendimit  të Gjykatës Kushtetuese”, tha Gashi.

Ai shtoi se një javë më parë, me proceduarë zyrtare kanë kërkuar të jetësohet vendimi, por ende nuk kanë marr përgjigje.

“Me procedurë zyrtare ,ne kemi kërkuar që ata të çojnë në vend vendimin e Gjykatës Kushtetuese,por ende nuk e kanë bërë këtë dhe jemi në pritje të vendimeve që do t’i merr qeveria”, shtoi Gashi.

Përveç kërkesës për procedim të vendimit të kushtetueses ,ai thotë se do të vazhdojnë  të kerojnë jetësimin e të drejtës së tyre, duke mos përjashtuar se në fund  mund të vijnë në shprehje edhe protestat.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika