Gashi tregon se cili komandant i KFOR-it “ka negociuar” me terroristët serb që ikën nga Banjska

"...Negociatën e ka bërë komandanti austriak i KFOR-it, i cili është kompetent në kohezionin me territorin që përfshin atë pjesë”, ka thënë Gashi

Ish-zv.ministri për Komunitete, Milazim Gashi

Ish-zv.ministri për Komunitete, Milazim Gashi, ka thënë se “KFOR-i ka negociuar me grupin terrorist që ikën nga Banjksa”.

“Realisht, KFOR-I ka negociuar me grupin terrorist. Ata mund ta mohojnë për shkak se me të vërtetë unë jam idhtar, në disa panele që kemi diskutuar me struktura të ndryshme të NATO-s në Kosovë është një komandë e deshifruar sa i përket shteteve të NATO-s në Kosovë.

Negociatën e ka bërë komandanti austriak i KFOR-it, i cili është kompetent në kohezionin me territorin që përfshin atë pjesë”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se për të kjo temë nuk është sekrete duke shtuar se shteti serb ka miq dhe aleatë në kuadër të NATO-s.

“Serbia ka miq dhe aleatë në kuadër të NATO-s. Tash kemi trupën e Maqedonisë ku shkalla e dytë e një familjari mund të del serb. Ne duhet të monitorojmë me efiçiencë shërbimi intelegjent i yni, por edhe të krijohet edhe një konfigurim më strategjik i sigurisë”, ka thënë mes të tjerash Gashi në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Ai ka treguar se kanë pasur një rast që ka ndodhur para 4-5 vjetëve ku trupat e armatosura kanë lëvizur tek Liqeni i Ujmanit, ku një pjesë e trupave evropiane të NATO-s në veri nuk kanë ndërhyrë derisa ka ardhur një ndihmë nga “Bondsteel-i” amerikan dhe i ka lokalizuar disa probleme që kanë pasur të ndodhin.

Derisa KFOR-i e ka mohuar se ka negociuar me grupin terrorist, duke thënë se “Kjo është e pasaktë. Në asnjë moment KFOR-i nuk ishte i përfshirë në negociatat e supozuara”.

Lexo më shumë: KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për ikjen e grupit terrorist nga Banjska

Pasi u thirr për të përforcuar praninë e tij, KFOR-i ka thënë se u koordinua ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) për të rivendosur sigurinë në zonë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika