Gashi: VV-ja po i bën favor opozitës duke ikur prej debateve

Analisti Astrit Gashi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesën e saj në debatet parlamentare, duke thënë se ky veprim po i ndihmon opozitës.

Analisti Astrit Gashi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) për mospjesëmarrjen e saj në debatet parlamentare, duke vlerësuar se ky veprim po i ndihmon opozitës.

Sipas Gashit, pozita nuk është e vetëdijshme për dëmin që i shkakton vetes duke shmangur përballjen në debatet publike. Ai kujtoi se VV-ja më herët ka marrë pjesë në debate edhe në situata kur ka qenë në pozitë të vështirë.

Gashi vuri në pah se për herë të katërt radhazi, deputetët e pozitës nuk morën pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, duke lejuar që opozita të përfitojë nga kjo mungesë.

“Pozita nuk po është vetëdijshme që është ka i bën favor opozitës. Dhe që do ta dëmtojë vetën nuk fitohet duke ik prej debateve. Kjo Vetëvendosje nuk ka ik prej deltave publike, janë shkuar në debat publike, e kanë mbrojt vetën edhe kur kanë qenë keq. Janë përballuar, kanë këqyr më gjet shpjegim. Sot me ik si pushtet unë s’kam parë katër seanca rresht”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Të fundit nga rubrika