Juristi Tomë Gashi ka komentuar mundësinë e formimit të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në Debat Plus, ai ka theksuar VV-ja po përpiqet të formojë një qeveri me partitë minoritare, por këto të fundit nuk janë të interesuara për koalicion dhe sipas tij, vetëm po e ngritin pazarin.
Gashi ka potencuar se nëse VV-ja dështon në përpjekjen e saj, pas kësaj do të mund të ofrojë bashkëpunim me partitë opozitare, të cilat, sipas tij, janë të gatshme të pranojnë çdo mundësi bashkëpunimi.
“VV-ja tenton ta bëj vetë qeverinë me këto partitë minoritare, pa Listën Serbe, sepse ta bëj me Listën Serbe është vetëvrasje dhe VV-ja kurrë s’e bën këtë…VV-ja ka me tentu me formu qeverinë vetë, nëse dështon kjo, herën tjetër nëse i ofrohet secilësdo parti secili prej këtyre partive të opozitës, krejt këta shefat e partive opozitare mezi presin”, ka theksuar Gashi në Debat Plus.