Gashi: Zhgënjyese nëse Besnik Tahiri nuk hyn në Kuvend

Analisti Astrit Gashi ka thënë se para zgjedhjeve kishte parë mundësinë që lista me 10 kandidatë të ishte një mundësi për të përfshirë individë si Besnik Tahiri, me performancë të mirë që të hynin në Kuvend.

Megjithatë, bazuar në rezultatet e deritanishme të publikuara në media, duket se Tahiri nuk e ka marrë mbështetjen e duhur për të siguruar një vend në Kuvend.

Gashi theksoi se nëse Besnik Tahiri nuk arrin të hyjë në Kuvend, kjo do të ishte një humbje për AAK-në, duke u shprehur i zhgënjyer nga ky rezultat.

“Unë kam besuar që faktoi që i kemi 10 persona në listë do të mundësoj që menaxhimi i votës të jetë më problematik. Në kuptimin jo që s’ka më mund me u menxhu ajo, por fakti që më shumë se 5-she me ndërtu është shumë vështirë. Pra janë edhe nja 5 vende të lira që mund t’i marrin individët që mund të kenë pëlqyer për performancën e tyre. Pra unë kam menduar që 10-shi do t’i favorizojë njerëzit si Besnik Tahiri.

Sepse kam thënë Deçani do të shkojë me një listë prej 5 personash, po këtu 10 do t votohen. Pra ka me pas hapësirë në kudër të 10-she më shumë për njerëz, të cilët nuk janë pjesë e listës së ngushtë apo të territorit të caktuar, me marrë vota. Kam shpresuar që kjo do të ndihmojë këtë proces. Është zhgënjyese  nëse nuk hyn Besnik Tahiri, edhe për AAK-në. Mirëpo te AAK dhe Nisma e kemi një zhgënjim edhe më të madh, që rezultati i tyre ka qenë shumë më i dobët se sa e kemi pritur. Që e ka bërë që numri i deputete të jetë shumë i vogël, dhe gjithkush mund te mbesë jashtë”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika