Gati 100 çështje vizash të pazgjidhura për atletët dhe zyrtarët përpara Kampionatit Botëror të Atletikës, në SHBA

Megjithëse është gara më domethënëse e atletikës që po mbahet në vend që nga Olimpiada e vitit 1996, në Atlanta, SHBA-ve u kanë mbetur të pazgjidhura 99 çështje vizash për atletët dhe zyrtarët e komunitetit të kampionatit

Gati 100 çështje të vizave për atletët dhe zyrtarët e planifikuar për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Atletikës në Oregon të SHBA-së, mbeten të pazgjidhura, bën të ditur një zëdhënës i Botërorit të Atletikës për “CNN“, të enjten

Në total, 374 raste të vizave janë përshkallëzuar në një grup të përbashkët të përbërë nga Komiteti Olimpik dhe Paralimpik i Shteteve të Bashkuara (USOPC), “Oregon22” dhe “World Athletics”, tha zëdhënësi, me 255 raste të zgjidhura deri më tani dhe 99 raste ende të pazgjidhura.

Është hera e parë që Kampionati Botëror i Atletikës do të mbahet në SHBA dhe është gara më domethënëse e atletikës që po mbahet në vend që nga Olimpiada e vitit 1996, në Atlanta.

Ish-sprinteri amerikan dhe kampioni katër herë olimpik, Michael Johnson ka thënë se situata ishte “qesharake”.

“Është e ditur që viza e hyrjes në SHBA mund të jetë një nga më të vështirat por, si WA dhe komiteti organizativ nuk e ka paraprirë këtë?”, ka shkruar ai në Twitter.

Ferdinand Omanyala nga Kenia, i cili vendosi rekordin afrikan të 100 metrave prej 9,77 sekondash vitin e kaluar dhe është njeriu i tretë më i shpejtë në botë këtë sezon, është një nga emrat më të profilit të lartë që ka probleme me vizat.

26-vjeçari ishte me fat që përfundimisht t’i zgjidhte këto çështje, por sipas BBC, do të mbërrijë në Eugene, Oregon, më pak se tre orë përpara se të fillojë garat 100 metra për meshkuj, të premten.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika