Gati 100 të vdekur nga vërshimet në Somali

Numri i vdekjeve nga vërshimet në Somali është rritur në 96, sipas njoftimit të agjencisë shtetërore të lajmeve, SONNA. Kryetari i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive në Somali, Mahamuud Moallin, ka konfirmuar këtë shifër

Banorët ecin nëpër rrugën e vërshuar si pasojë e shirave të mëdha, qyteti Beledweyne, Somali, 19 nëntor 2023.

Është rritur në 96 numri i njerëzve të vdekur nga vërshimet si pasojë e shirave të mëdha në Somali, njoftoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve, SONNA.

“Numri i të vdekurve nga vërshimet ne Somali ka shkuar në 96”, shkroi SONNA në rrjetin social X, duke shtuar se kjo shifër është konfirmuar nga Mahamuud Moallin, kryetari i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive në Somali.

Njëlloj sikurse pjesa tjetër lindore dhe Briri i Afrikës, Somalia është goditur nga shira të pandërprerë që nisën në tetor. Ato u shkaktuan nga El Ninjo dhe një fenomen tjetër klimatik i Oqeanit Indian.

Të dyja janë këto fenomene klimatike ndikojnë në temperaturat e sipërfaqes së oqeanit dhe shkaktojnë reshje shiu mbi mesatare.

Vërshimet janë cilësuar si më të rëndat në dekadat e fundit dhe i kanë shtyrë rreth 700.000 njerëz të zhvendosen, sipas Kombeve të Bashkuara.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar vërshime të mëdha nëpër vend, duke nxitur zhvendosjen e njerëzve dhe përkeqësimin e një krize humanitare të shkaktuar nga kryengritjet e vazhdueshme, shkruan REL.

Ndërkohë, në shtetin fqinj, Kenia, 76 njerëz vdiqën si pasojë e vërshimeve, sipas Kryqit të Kuq të Kenisë. Vërshimet kanë shkaktuar zhvendosjen e njerëzve, kanë shkatërruar rrugë dhe ura, si dhe i kanë lënë shumë njerëz pa strehë, ujë të pijshëm dhe ushqim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika