Gati 50 njerëz kanë humbur jetën nga rrufeja brenda javës në Indi

Vdesin shtatë persona në veri të Indisë si pasojë e rrufesë, kështu duke çuar numrin e të vdekurve brenda javës në 50. Shtatë vdekjet më të fundit ishin kryesisht fermerë fshati, të cilët ishin strehuar nën pemë gjatë një rrebeshi shiu

Ilustrim

Shtatë persona janë vrarë nga rrufeja në veri të Indisë, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 49 këtë javë.

Të gjithë ata që kanë vdekur ishin në shtetin Uttar Pradesh, i cili aktualisht është në sezonin e musonit.

Shtatë vdekjet më të fundit ishin kryesisht fermerë fshati, të cilët ishin strehuar nën pemë gjatë një rrebeshi shiu. Katër ishin nga e njëjta familje, sipas policisë në qytetin e afërt të Kaushambi.

Deri më tani këtë sezon, më shumë njerëz kanë vdekur nga goditjet e rrufesë sesa incidentet e lidhura me shiun si përmbytjet.

Në vazhdën e vdekjeve, qeveria ka nxjerr disa udhëzime të reja për stuhitë.

Zëdhënësi Shishir Singh ka thënë: “Njerëzit po vdesin më shumë nga rrufetë sesa nga incidentet e lidhura me shiun, megjithëse kjo është koha kur njerëzit zakonisht vdesin nga përmbytjet ose incidente të tjera të lidhura me shiun.”

Koloneli Sanjay Srivastava nga Departamenti i Meteorologjisë Indiane ka thënë se pothuajse 750 njerëz në Indi janë vrarë nga rrufeja që nga prilli, raporton Sky News.

Sunita Narain, drejtoreshë e përgjithshme e Qendrës për Shkencën dhe Mjedisin, ka theksuar se ngrohja globale po ndikonte në numrin e goditjeve.

Dhe J P Gupta, drejtor i Departamentit Meteorologjik, ka thënë se stuhitë dhe vetëtimat janë shtuar këtë vit për shkak të rritjes së niveleve të ndotjes.

Ai ka shtuar: “Temperatura e lartë e tokës çon në avullim nga trupat ujorë që shtojnë lagështi në atmosferë.

“Prania e aerosoleve për shkak të ndotjes së ajrit krijon kushte të favorshme që retë e bubullimave të shkaktojnë aktivitet rrufe.”

Më shumë se 200 njerëz janë vrarë nga shirat dhe rrëshqitjet e baltës në Indi, dhe 42 në Bangladesh, që nga 17 maji, ndërsa qindra mijëra njerëz janë zhvendosur.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika