Gati 500 të vdekur në Gaza

Numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 493 persona, ndërsa numri i palestinezëve të plagosur është rritur në 2751

Foto: Reuters

Numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 493 persona, tha Ministria e Shëndetësisë atje.

Numri i palestinezëve të plagosur është rritur gjithashtu në 2751.

Kombet e Bashkuara thonë se 123,538 njerëz në Gaza janë zhvendosur brenda vendit, kryesisht “për shkak të frikës, shqetësimeve për mbrojtjen dhe shkatërrimit të shtëpive të tyre”, raporton BBC.

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) shtoi se 73,000 njerëz janë strehuar në shkolla.

Adnan Abu Hasna – zëdhënës i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) – pret që shifra të rritet.

“Ka rrymë në këto shkolla, ne u ofrojmë ushqim, ujë të pastër, mbështetje psikologjike dhe trajtim mjekësor”, thotë ai.

Në Gaza jetojnë 2.3 milionë palestinezë. Para se të niste sulmet ajrore hakmarrëse të shtunën, Izraeli paralajmëroi njerëzit që jetonin në zona të caktuara të largoheshin.

“Po i them popullit të Gazës: largohuni prej andej tani, sepse ne jemi gati të veprojmë kudo me gjithë forcën tonë”, tha të shtunën kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika