Gattuso largohet nga Valencia

Valencia shkarkoi nga posti i trajnerit, Gennaro Gattuso të hënën pas rezultateve të dobëta të ekipit

Trajneri i Valencias, Gennaro Gattuso reagon gjatë gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës ndërmjet Real Madridit dhe Valencias në Riad, Arabi Saudite, të mërkurën, 11 janar 2023. (AP Photo/Hussein Malla)

Klubi spanjoll Valencia shkarkoi trajnerin Gennaro Gattuso të hënën pas rezultateve të dobëta të ekipit.

Valencia tha në një deklaratë se arriti një marrëveshje të ndërsjellë me Gattuso për t’i dhënë fund kontratës së tyre.

Njoftimi erdhi pas humbjes 1-0 në Valladolid në ligën spanjolle të dielën. Klubi ka fituar vetëm një nga 10 ndeshjet e fundit të ligës, para Kupës së Botës.

Humbja e fundit e zbriti Valencia-n në vendin e 14-të, një pikë mbi zonën e rënies.

Dy fitoret e saj të vetme këtë vit erdhën në Copa del Rey, megjithëse u eliminua në çerekfinale nga Athletic Bilbao në shtëpi javën e kaluar. Në Superkupën e Spanjës, Valencia humbi nga Real Madridi në penallti në gjysmëfinale.

45-vjeçari Gattuso mbërriti qershorin e kaluar me një kontratë dyvjeçare.

Ish-mesfushori mbrojtës ndihmoi Italinë të fitonte Kupën e Botës 2006 dhe AC Milan të fitonte dy tituj të Champions League, të dyja si lojtar. Ai drejtoi Milanin dhe Napolin në Itali.

Valencia nuk njoftoi një zëvendësues për Gattuso.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika