Gavi nënshkruan kontratë të re me Barcelonën deri në vitin 2026

18-vjeçari nga Spanja ka nënshkruar kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026. Mesfushori spanjoll, Gavi debutimin e tij e ka bërë në vitin 2021, kështu duke u bërë lojtari më i ri që ka përfaqësuar vendin e tij në nivel të plotë ndërkombëtar

Mesfushori spanjoll, Gavi

Mesfushori spanjoll Gavi ka nënshkruar një kontratë të re me Barcelonën deri në vitin 2026, me një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh.

18-vjeçari ka luajtur për Barcelonën që nga viti 2015 dhe kishte kontratë deri në vitin 2023.

Debutimin e parë të tij e ka bërë në gusht të vitit 2021, në moshën 17 vjeç, duke u bërë lojtari i katërt më i ri në historinë e klubit.

Gavi ka startuar në të gjitha ndeshjet e Barcelonës në La Liga këtë sezon, raporton BBC.

Ai është bërë golashënuesi i tretë më i ri i klubit kur ka shënuar kundër Elche në dhjetor të vitit 2021.

Gavi njëkohësisht është bërë lojtari më i ri që ka përfaqësuar vendin e tij në nivel të plotë ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika