Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj sulmit fizik të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Abdixhiku përmes një postimi në “Facebook” tha se Muhaxherin nuk mund ta ndalin e frikësojnë.
“Është i gatuar ndryshe ky burrë! Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta e të mbajnë përgjegjës ata që me argumentin e dhunës e urrejtjes provojnë të ndalin një udhëheqës e njeri të lirë”, ka thënë Abdixhiku.