Gazetarët afganë do t’i shfrytëzojnë hapësirat e Radio Kosovës

AGK-ja ka njoftuar se gazetarët afganë që janë strehuar në Kosovë, nga e hëna do të kenë mundësinë e shfrytëzimit të hapësirës dhe mjeteve të punës në objektin e Radio Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të premten e 24 marsit, ka njoftuar se gazetarët afganë që janë të strehuar në Kosovë që nga e hëna e 27 marsit, do të fillojnë punën e tyre në hapësirat e Radio Kosovës.

Përveç hapësirave, ata kanë në dispozicion për përdorim edhe mjetet e punës në këtë objekt.

“Për ofrimin e shfrytëzimit të hapësirave të transmetuesit publik, ishte zotuar drejtori Gjeneral, Shkumbin Ahmetxhekaj, qysh në prill të vitit të kaluar, kur në Kosovë ishte strehuar edhe gazetarja e parë ukrainase”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

AGK-ja dhe ECPMF-ja kanë falënderuar gatishmërinë e udhëheqësisë së RTK-së, që t’u ndihmojë kolegëve afganë që të vazhdojnë të ushtrojnë profesionin e tyre.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika