Shtëpia e të famshmëve, Big Brother VIP Kosova II, ka filluar të krijojë situata brenda banorëve.
Raporti i Edona James dhe Vesa Vllasaliu, gjatë ditëve të fundit, ka qenë temë diskutimi se si eskaloi situata mes tyre me “akuza dhe kundërakuza” mes të dyjave.
Për të diskutuar detajet, të ftuar tek emisioni “Rreth e Rrotull” ishin gazetari Don Spahiu, Erdonit Hoxha dhe Labinot Nimani.
Gazetari Don Spahiu ka thënë se situata e krijuar mes banorëve, Edona James dhe Vesa Vllasaliu ka bërë të kuptohet se produksioni i Big Brother VIP Kosova II, i ka bërë pak “hatër” konkurrentes Edona James shkaku që fillimisht dolën vetëm videot e Vesës duke e ofenduar dhe duke thënë fjalët që i tha drejt asaj, por që videot e Edonës nuk u publikuan.
“Jo, absolutisht. Pse mendon kështu?”, ka shtuar Nimani.
Ndërsa, Labinot Nimani e ka kundërshtuar këtë deklaratë, duke thënë se “transparenca nuk është virtyt që i ka munguar ndonjëherë në raport për publikun nga BIG, as në edicionin e parë e as në edicionin e dytë”.Madje, tutje, Nimani ka shtuar se videot janë të gjitha të qasshme dhe se mund të shikohen, por Spahiu ka potencuar se videot janë postuar më pastaj kur ato janë bërë virale nga rrjetet e ndryshme sociale.
Ndërsa, gazetari Erdonit Hoxha ka thënë se banorja Edona James është me një strategji dhe është duke dashur që të jetë qendër të vëmendjes brenda në shtëpi.
“Po të isha unë në vendin e Vesës, asnjëherë nuk do të doja të shfaqja vetën në atë mënyrë si viktimë ose si ashtu aq shumë e vuajtur për një person”, ka shtuar gazetari Nimani lidhur me rrëfimin e bërë për jetën private të përfolur nga banorja Vesa Vllasaliu.
Madje, ai ka shtuar se Vesa ka me dhënë akoma më shumë e jo për tradhti dhe raportet me familjarët e ish-fejuarit.
Ndërsa, Spahiu ka theksuar se “humbja e fëmijës” është diçka që e shtyn Vesën për të vuajtur më shumë, pasi historia e saj e dashurisë është konsumuar mjaftueshëm.
Sipas Erdonit Hoxha, historia e rrëfyer nga Vesa e ndihmon në lojën që po e zhvillon aty brenda.
“Është pjesa personale e saj që e ka ndihmuar atë me u ngrit dhe me arrit, sa me e marrë epitetin VIP dhe për të hyrë brenda në shtëpi”, ka shtuar Hoxha.
Ndryshe, Vesa Vllasaliu është ish e fejuara e futbollistit kosovar, Mergim Berisha, ku historia e tyre përfundojë me “tradhtinë e këtij të fundit me shoqen e ngushtë të Vesës”.