Gazetarët e ngujuar për tri orë arrijnë të largohen nga Zveçani me ndihmën e pronarit serb të kafiterisë

Xhemajl Rexha nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) njofton se pas tri orësh gazetarët që ishin të mbyllur afër ndërtesës së komunës së Zveçanit kanë arritur të largohen

Trupa të Policisë së Kosovës në afërsi të Komunës së Zveçanit. Foto: Doruntina Bylykbashi, RTV Dukagjini

Xhemajl Rexha nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) njofton se pas tri orësh gazetarët që ishin të mbyllur afër ndërtesës së komunës së Zveçanit kanë arritur të largohen.

Rexha tregon se kjo u bë e mundur nga pronari serb i kafenesë që sipas tij, u sigurua të i përcjellë të gjithë deri tek veturat e tyre, afër stacionit të Policisë.

“Pas 3 orësh njugim afër ndërtesës së komunës, me gjuatje të vazhdueshme të mjeteve të ndryshme jashtë, më në fund të gjithë gazetarët kanë arritur të largohen nga Zveçani dhe jemi të sigurt. E kjo u bë e mundur vetëm falë pronarit serb të kafenesë që u sigurua të na përcjellë të gjithëve deri te veturat tona, afër stacionit të Policisë”, shkruan Rexha.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika