Gazetari i “The Washington Post”, Ishaan Tharoor, ka rikujtuar një deklaratë të Presidentes së Kosovës, në të cilën kishte thënë se “Rusia përmes Serbisë e kërcënon Kosovën”.
“Unë e intervistova presidenten e Kosovës disa ditë më parë, dhe ajo paralajmëroi për kërcënimin e Rusisë, nëpërmjet Serbisë, duke provokuar konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor. Dhe ja ku jemi…”, ka shkruar ai në Twitter pas ngjarjeve në Veriun e Kosovës, të dielën.
So I interviewed the president of Kosovo a couple days ago, and she warned of the threat of Russia, via Serbia, provoking new conflicts in the Western Balkans. And here we are… https://t.co/b7SZMFHNUS
— Ishaan Tharoor (@ishaantharoor) July 31, 2022
Mirëpo, gazetari i “The Washington Post” nuk ka qenë i vetmi i cili ka reaguar pas tensioneve në Veri të Kosovës.
Francis Scarr, gazetar i “BBC”-së, ka reaguar, gjithashtu, pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, Vuçiq.
“Presidenti serb Vuçiq pretendoi se Kosova do të nisë një operacion ushtarak sonte dhe një anëtar i partisë së tij po flet se Serbia duhet të “denazifikojë” Ballkanin. Shenja shumë shqetësuese”, ka shkruar Scarr, postim i shpërndarë njëherësh edhe nga Tharoor.
Serbian President Vucic alleges that Kosovo is going to launch a military operation tonight and this member of his party is talking about Serbia needing to "denazify" the Balkans
Very worrying signs https://t.co/cghanjfQ79
— Francis Scarr (@francis_scarr) July 31, 2022
