Gazetarët kritikojnë MAShT-in pas vendimit për tekstet shkollore

Vendimi i MAShT-it për tekstet shkollore ka nxitur reagime edhe të gazetarëve, të cilët përmes postimeve janë treguar kritikues ndaj ministrisë përkatëse

Ilustrim

Vendimi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) që prindërit t’i blejnë librat shkollorë dhe paratë të rimbursohen, ka nxitur reagime edhe të gazetarëve.

Lirim Mehmetaj, gazetar i AlbanianPost, e ka cilësuar këtë si “populizëm me fëmijë”. Ai ka kritikuar Qeverinë, e cila sipas tij, “me siguri është zotuar që e prodhon së paku një situatë skandaloze në ditë”.

“Deri më tani shkollat në gjithë Kosovën kanë përcaktuar se me cilat libra duan të punojnë, të njëjtat i kanë dërguar listat e tyre në Drejtorit Komunale të Arsimit dhe më pas drejtoria i ka përcjellë ato lista në Shtëpitë Botuese, të cilat i kanë përgatitur librat dhe nxënësit kanë gjetur të gjitha librat e nevojshme në bankat e tyre në ditën e parë të shkollës. Kur ka përfunduar procesi, Ministria e Arsimit i ka paguar Shtëpitë Botuese për librat. Për shkak se të paguara me shumicë, librat normalisht që kanë kushtuar më pak”, ka thënë Mehmetaj.

Mehmetaj ka hedhur pikëpyetje nëse prindërit do t’i përdorin paratë për t’i blerë librat.

“Si do të sigurohet Ministria se prindërit do t’i përdorin paratë për t’i blerë librat? As këtë akoma ministrja tha se nuk e di. Ku skandali merr përmasa të një marrëzie është në arsyetimin e ministres se përse po ndodh kështu”, ka thënë tutje Mehmetaj.

Gazetari i Insajder-it, Vehbi Kajtazi, ka ironizuar pas vendimit të MAShT-it, duke thënë se me ia pasë dhënë “tenderin e librave” Ridvan Muharremit, “bile gjysmën e kish siguru”.

“Me ia pasë dhane Rivdanit tenderin e librave, bile gjysmen i kish siguru”, ka thënë ai.

Gazetari i Periskop-it, Ilir Mirena, ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë telashe për librat shkollorë, deri kur “Albin Kurti erdhi në pushtet dhe e emëroi ministre të Arsimit një person plotësisht të paaftë dhe të pavetëdijshme për rëndësinë e postit që e mban”.

“Ndërsa, paratë prindërve do t’ua transferoni ashtu siç ua keni transferuar diasporës paret e sigurimit. Hajna dhe debilla, edhe këtë proces të rëndësishëm për mira prindër e shkatërruat”, ka shkruar ai.

Më herët, në një konferencë për media, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është duke e shqyrtuar mundësinë që këtë vit t’i transferojë mjetet financiare në llogaritë e prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

Ajo ka thënë se kjo është bërë në mënyrë që të mos ketë hapësirë për keqpërdorime të çmimeve me libra shkollor.

Deri më tani tekstet shkollore janë blerë nga shtëpitë botuese dhe nuk ka pasur nevojë që prindërit t’i blejnë vetë ato.

Me vendimin e ri mjetet do të alokohen në llogari të prindërve dhe ata do t’i blejnë në librari.

“Sivjet jemi duke shqyrtuar mundësinë që transferimi i mjeteve për sigurimin e teksteve shkollore sipas obligimit ligjor të MASHT-it të bëhet në llogaritë e prindërve dhe t’i blejnë tekstet për fëmijët e tyre. Shpejt brenda dy tri ditëve do të vendosim përfundimisht për këtë që po e shqyrtojmë”, ka thënë tutje Nagavci.

Lexo dhe: Librat shkollorë do blihen nga prindërit, paratë do t’ua transferojë në xhirollogari Ministria e Arsimit

Rimbursimi, sipas Nagavcit, do të bëhet përmes faqes “e – Kosova”, ku shumica e prindërve kanë të hapur llogari.

“Mënyra si është menduar të bëhet rimbursimi ka të bëjë me derdhjen e mjeteve në xhirollogari. Është dizajnuar faqja në e-Kosova. Pjesa më e madhe e prindërve i kanë të hapura llogaritë. Do të jetë proces i lehtë, ku prindi në momentin që identifikon veten dalin emrat e fëmijëve, do të zgjedhet shkolla që krejt të shkojë në rregull, dhe në fund është edhe një klauzolë ku secili e merr përgjegjësinë që mjetet do t’i marrë, do t’i përdorë për blerjen e teksteve. Pagesa do të bëhet paraprakisht, pra mjetet të dalin e pastaj ato të shpenzohen për libra. Nuk do të ketë nevojë për fatura e tema të tjera. E kemi paraparë një shënim ku prindi e verifikon që mjetet i vendosen në llogari do t’i përdorë për blerjen e teksteve për fëmijë. Këto janë obligime të përbashkëta, të qeverisë, prindërve, shkollave e komunave”, ka shtuar ajo.

Nagavci ka shtuar tutje se nuk do të ketë vonesa dhe se librat do të jenë gati me një shtator kur edhe do të fillojë viti i ri shkollor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika