Gazetarët të shqetësuar me vendimin e Qeverisë për mbylljen e “Klan Kosovës”

Vendimi i Ministrisë së Tregtisë për t’ia pezulluar licencën e mediumit “Klan Kosova” ka revoltuar gazetarët dhe shoqërinë civile në vend. Sipas tyre ky vendim është i jashtëligjshëm dhe i rrezikshëm për fjalën e lirë

Klan Kosova

Shqetësim dhe zemërim ka shkaktuar vendimi i Qeverisë Kurti për t’ia pezulluar licencën e funksionimit mediumit “Klan Kosova”.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë njoftoi një ditë më parë që Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ia ka refuzuar ankesën kësaj kompanie.

E, krejt ky veprim po vlerësohet nga shoqëria civile dhe gazetarët si tendencë për ndërhyrje në fjalën e lirë.

Sipas juristët së mediave, Flutura Kusari veprimet e Qeverisë janë të pabazuara në ligj.

“Dje Qeveria Kurti dhe Ministrja, Rozeta Hajdari përfundimisht kanë vendosur që të mbyllin televizionin Klan Kosova me procedura të kundërligjshme, të pabazuara në ligj, të shpikura në mënyrë shumë arbitrare me qëllimin e vetëm të kontribojnë në luftën që ata i kanë shpallur mediave dhe gazetarëve”, ka thënë Kusari.

I shqetësuar me vendimin e Ministrisë është edhe ish-gazetari i Klan Kosovës, tash kryeredaktor në T7.

Sipas tij, ky nuk është sulm vetëm ndaj një mediumi por sulm mbi fjalën e lirë.

“Ekziston një përpjekje për të lokalizuar Ministrinë e Tregtisë e ARBK-në. Realisht këtu është Qeveria e Kosovës e është pushteti aktual që përmes këtij veprimi po mundohet ta godasë Klan Kosovës por jo vetëm se kjo është goditja më e madhe që i është bërë mediave në Kosovë kujtojmë që nga përfundimi i luftës deri sot nuk është mbyllur asnjë media për të tilla arsye për të cilat thirret kjo qeveri”, ka thënë Lani.

Klan Kosova ka paralajmëruar ankesë në Gjykatë kundër vendimit të ministrisë.

Atë e ka dënuar ashpër edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, pas të cilit kanë reaguar edhe shumë organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e mediave, si përfaqësuesit e shteteve më të fuqishme të Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika