Gazetari Drin Ejupi i është bashkuar zyrtarisht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e ardhshme.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Jemi të lumtur që sot Drin Ejupi po i bashkohet listës së Partisë Demokratike të Kosovës si kandidat për deputet. Një gazetar i dëshmuar, plot energji pozitive dhe me shumë ide e vullnet për t’u angazhuar për një Kosovë ma të mirë!
Mirë se vjen, Drin!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.