Gazetari i ‘Politico’ për Trump: Vetëm sepse largohesh nga detyra, nuk do të thotë se dokumentet janë të tuat

Daniel Lippman, reporter i Shtëpisë së Bardhë të 'Politico' dhe 'Uashington' është shprehur se për qëllime historike, ish-presidentët janë të detyruar të kthejnë dokumentet presidenciale. Lippman ka th⌂në se Trump duhet ti kthej të gjitha dokumentet presidenciale

Donald Trump,, politikan amerikan

Reporteri i Shtëpisë së Bardhë të ‘Politico’ dhe ‘Uashington’, Daniel Lippman ka shpjeguar ligjin e arkivave presidenciale për ‘BBC World at One’.

“Vetëm sepse largohesh nga detyra, nuk do të thotë se letrat për të cilat ke punuar janë të tuat”, thotë Lippman.

Daniel Lippman është shprehur se për qëllime historike, ish-presidentët janë të detyruar të kthejnë dokumentet presidenciale.

“Kur Obama u largua nga detyra në vitin 2017, ai nuk mori kuti me sende”, thotë Lippman.

Djali i ish-presidentit Donald Trump, Eric tha më herët për ‘Fox News’ se babai i tij ruan copa të prera të tilla si artikuj shtypi.

Megjithatë, Lippman hedh poshtë këto komente dhe thotë se FBI nuk është duke kërkuar për të prera shtypi, por po kërkon dokumente qeveritare – “kush e di se çfarë ka në ato dokumente,” thotë reporteri i Shtëpisë së Bardhë të ‘Politico’ dhe ‘Uashington’, raporton BBC.

Lippman gjithashtu e quan Arkivin Kombëtar një “institucion jopartiak” dhe thotë se ia referoi këtë çështje ‘Departamentit të Drejtësisë’ të SHBA-së.

“Trump kishte shumë mundësi për të hequr dorë nga të gjitha dokumentet,” thotë ai, duke shtuar se ai beson se Trump hoqi dorë nga 15 kuti, por “FBI duhet ta ketë kuptuar se ka më shumë atje”.

FBI bastis pronat e Donald Trump për hetim të disa dokumenteve

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika