Gazetari rus dhuron 97 milionë euro donacion për refugjatët ukrainas

Gazetari rus Dmitry Muratov nxjerr në ankand medaljen e Çmimin Nobel për Paqe, dhe mbledh 97milionë milionë euro për refugjatët ukrainas

Dimitry Muratov

Një gazetar rus i nderuar me Çmimin Nobel për Paqen, ka shitur medaljen e tij për 97 milionë euro – dhe ua ka dhuruar paratë fëmijëve refugjatë ukrainas.

Dmitry Muratov, redaktor i gazetës ruse “Novaya Gazeta” që kritikonte ashpër Kremlinin dhe koleges së tij Maria Ressa nga Filipinet, iu dha Çmimi Nobel për Paqe vitin e kaluar.

Por të hënën – në Ditën Botërore të Refugjatëve – medalja e tij doli në ankand dhe arriti shumën marramendëse.

Medalja e artë 23 karatësh

Ideja e donacionit, tha ai, “është t’u japë fëmijëve refugjatë një shans për një të ardhme”.

Ai shtoi se ishte e rëndësishme se sanksionet ndërkombëtare të vendosura kundër Rusisë nuk pengojnë ndihmat humanitare, të tilla si ilaçet për sëmundje të rralla dhe transplantet e palcës së eshtrave, që të arrijnë tek ata në nevojë.

Më parë, medalja e çmimit Nobel më e paguar ndonjëherë ishte 4.76 milionë dollarë (4.6 milionë euro) në 2014. Kjo ishte medalja e James Watson, i cili e mori këtë çmim nga bashkëzbulimi i strukturës së ADN-së në vitin 1962, njofton SkyNews.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika