“Unë kam qenë rob i UÇK-së për 41 ditë”, është titulli i intervistës për “Vice News”, i dëshmitarit të radhës, Nebosja Radojsha Radosheviq, i cili po dëshmon në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Kjo intervistë e tij u pranua si provë materiale nga prokurori i Prokurorisë Speciale në Hagë.
Prokurori e ka pyetur në lidhje me këtë intervistë, ku gazetari serb ka pretenduar se është marrë rob nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 18 tetor të viti 1998, afër aeroportit të Sllatinës.
Në kohën kur po pretendohet ndalimi nga UÇK-ja, gazetari malazez me nënshtetësi serbe ka qenë gazetar i medium serb “TanJug”.
“15 prej tyre po qëndronin buzë rrugës me armë, na ndaluan, legjitimuar. Na morën në pyetje serbisht dhe u sollën mjaft mirë. Na nxorën nga makina, na nxorën nga rruga dhe na lidhën duart dhe sytë. Shpejt na hipën në veturë dhe na çuan në fshatin, i cili është pesëmbëdhjetë kilometra nga qendra e Prishtinës. Gjithsej na kapën 41 ditë, 20 prej të cilave në atë fshat. 10 ditët e para kemi qenë në dhoma të ndara, në godinën e braktisur të Shtëpisë Shëndetësore, pas së cilës na janë bashkuar në të njëjtën dhomë”, thuhet në intervistën e tij, e cila u mor si provë materiale kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Prokurori: A diskutuar në intervistën për Vice si iu mbajtën të ndaluar, trajtimin dhe lirimin?
Dëshmitari: Këto ishin gjërat e vetme për të cilat kemi biseduar.
Radosheviq është duke u marrë në pyetje nga prokurori në lidhje me këtë ndalim të pretenduar.
1 ore e gjysmë pritet të zgjasin pyetjet e Prokurorisë, pastaj vazhdojnë pyetjet nga mbrojtja.