Drejtori i lajmeve të televizionit Nova S, Slobodan Georgiev, ka parashikuar se protesta e krahut të djathtë në Beograd, mund të përdoren nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ta refuzuara aneksin e zbatimit të planit evropian, në bisedimet e Ohërit.
Gazetarit serb ka thënë se Vuçiqi para ndërkombëtarëve protestat në Beograd nga krahu i djathë do t’i përdorë si arsye për mos pranimin e zbatimit të planit evropian.
“Nëse do ta masim këtë protestë në nivel politik në kontekstin e asaj që duhet të ndodhë gjatë fundjavës në Ohër, mendoj se kjo është e mirë për Vuçiqin dhe për politikën e tij të vonesës. Sa më shumë njerëz të ketë në protestë, Vuçiq mund t’u thotë të ndërkombëtarëve ‘Shiko, ka shumë presion. Tani nuk është koha, e shihni se këta duan të më rrëzojnë mua nga pushteti”, i ka parashikuar arsyet e që Vuçiq mund t’iu thotë, bashkësisë ndërkombëtare gazetari Georgiev.
Më tej, ai ka thënë se ka pasur propagandë në gazetat ditore në serbi pas fjalimit të Vuçiqit.
“Në faqet e para të gazetave ditore sot, pas prezantimit të djeshëm të Vuçiqit, kanë shkruar për gjoja “pushkatimin” e Vuçiqit, edhe pse askush nuk e ka thënë publikisht një gjë të tillë”, ka thënë ai.
“Ka shumë presion nga Perëndimi, i cili dëshiron ta përfundojë këtë vit normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Do të thosha se deri në shtator duhet të mbarojë kjo çështje”, ka përfunduar Georgiev, raporton N1, përcjellë Dukagjini.