Gazetarja, Alba Alishani: Marrëveshja në mes të Shqipërisë dhe Italisë është bërë bujë shkaku i mungesës së transparencës dhe të informacioneve deri në publikimin e saj

Emigrantët që do të shpëtohen në Detin Mesdhe do të strehohen në Shqipëri, ndërsa Italia do të financojë për ngritjen e qendrave për pritjen e tyre.

Për këtë çështje, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nënshkroi më gjashtë nëntor marrëveshjen me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, gjatë një vizite të paparalajmëruar në Romë.

Por, situata ka eskaluar dhe është bërë shumë bujë në mediet shqiptare.

Gazetarja, moderatorja e A2 CNN, Alba Alishani, ka njoftuar detajet se si është pritur kjo ngjarje nga mediet dhe nga populli shqiptar. Ajo ka shtuar se kjo temë është bërë “bujë shkaku i mungesës së transparencës dhe i mungesës së informacioneve që kishte deri në momentin kur marrëveshja u bë publike.

“Do duhej të jetë funksionale nga pranvera e vitit të ardhshëm dhe do të jetë marrëveshje ekstraterritorialiteti. Çka nënkupton është se toka do t’u dhurohet dhe gjithçka do të jetë nën juridiksionin italian. Personeli do të jetë italian. Shqipëria e ka vetëm një detyrë: e ka dhuruar tokën për përdorim, dhe e dyta do të ketë vetëm çështjen e misionit të sigurisë jashtë perimetrit të këtyre kampeve. Se si do të funksionojë, cila do të jetë formula, ka ende shumë pikëpyetje”.

Alishani ka shtuar se detaji që dihet deri më tani është se “kapaciteti maksimal për një vit do të jetë 36.000 mijë prurje dhe kapaciteti akomodues i momentit do të jetë tre mijë persona në të njëjtën kohë maksimalisht”.

“Zero përfitime, zero këmbime” ka shtuar Lishani për marrëveshje e arritur në mes të dy qeverive, shqiptare dhe asaj italiane.

Madje, ajo ka thënë se “kryeministri shqiptar nuk ka kërkuar favore dhe se ka arritur marrëveshjen pa u konsultuar me të tjerët dhe se e ka mirëpritur furishëm”.

Ndryshe, marrëveshja me Italinë parashikon që pala shqiptare të ofrojë vetëm pjesë të territorit të saj, ku do të ngrihen dy qendra me një kapacitet maksimal prej 3 mijë vendesh, për migrantët e nisur nga veriu i Afrikës, të cilët shpëtohen në det nga anijet ushtarake italiane apo ato të Guardia di Finanza-s.

Çdo shpenzim mbulohet nga pala italiane, ndërkohë që policia shqiptare merr përsipër të garantojë sigurinë në perimetrin e jashtëm të dy qendrave, një në Shëngjin e tjetra në Gjadër.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama tha se emigrantët do të zbarkojnë në Shëngjin (në bregdetin e Lezhës), e më pas do të strehohen në disa zona që autoritetet do të vënë në dispozicion.

“Fillimisht flasim për një numër prej 3.000 personash, ndërsa në një vit fluksi emigrator mund të mbërrijë deri në 36.000 persona. Kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatzëna dhe grupet e tjera të ndjeshme”, tha Meloni.

Meloni tha se Italia do të mbulojë shpenzimet financiare, ndërsa sqaroi se në Shëngjin do të funksionojë një qendër që do të bëjë regjistrimin dhe verifikimin e emigrantëve, ndërsa foli për disa zona që Shqipëria do të ofrojë.

Mediat italiane raportuan se pas verifikimit, emigrantët do të strehohen në një qendër të posaçme në Gjadër të Lezhës.

Dy kryeministrat deklaruan se marrëveshja ka tre objektiva: të luftojë trafikimin e paligjshëm, të parandalojë flukset e parregullta dhe të mirëpresë ata që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se e kishin diskutuar mundësinë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje verën e këtij viti, gjatë vizitës së kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në jug të Shqipërisë.

Në konferencën për mediat u bë e ditur se zbatimi i marrëveshjes pritet të nisë pranverën e vitit të ardhshëm.

“Unë nuk besoj që ne nuk do të jemi në gjendje, të paguajmë atë borxhin që kemi drejt Italisë për atë që kanë bërë për ne nga dita e parë që kemi arritur [shqiptarët] në brigjet në këtë anë të bregut të detit, për të gjetur mbështetje dhe për të pasur një jetë më të mirë. Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”, tha Rama.

Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Shqipëria ka strehuar afër 2.500 iranianë, pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, të cilët ndodhen në një kamp në Manzë të Durrësit. Gjithashtu, afër 2.000 afganë janë strehuar në Shqipëri, një pjesë e të cilëve janë larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa qindra të tjerë ndodhen ende në Shëngjin.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika