Gazetarja e RTV Dukagjini pengohet gjatë raportimit në Leposaviq

Gazetarja e RTV Dukagjini, Vlora Selimi është penguar nga një protestuese serbe teksa ishte duke raportuar për zhvillimet e fundit në komunën e Leposaviqit

Situata gjatë zhvillimeve të fundit në veri po ndryshon nga momenti në moment.

Gazetarja e RTV Dukagjini, Vlora Selimi është penguar gjatë raportimit të saj nga një protestuese serbe në komunën e Leposaviqit.

Protestuesit serbë nuk po lejojnë mediat që të afrohen dhe të marrin pamje afër objektit komunal në Leposaviq.

Aty po vazhdojnë fyerjet, ofendimet e protestuesve serbë drejtuar KFOR-it, policisë dhe mediave.

No description available.

Brenda objektit komunal po vazhdon të qëndrojë ende kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi.

Aktualisht gjendja është e qetë por që kohë pas kohë ka edhe bisedime mes përfaqësuesve serbë në këtë protestë dhe KFOR-it.

Tensionet në veri u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e rinj shqiptarë të zgjedhur në komunat veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, për të hyrë në zyrat e tyre të punës.

Që të tre fituan këto komuna në zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika