Gazetarja ruse Ovsyannikova: Televizioni që punoja gënjente për luftën në Ukrainë

Gazetarja ruse e televizionit Channel One, Marina Ovsyannikova, kishte hyrë në setin e lajmeve të saj kryesore në mbrëmjen e së hënës, duke mbajtur një poster që lexonte  “Ndalo luftën. Jo luftës, mos i besoni propagandës dhe Ata po ju gënjejnë këtu”, ku n; gjuhen angleze shkruante, “Rusët kundër luftës”.

Gazetarja ruse u arrestua pasi protestoi kundër luftës në Ukrainë gjatë edicionit të lajmeve, ajo tha se shpresonte ta “ekspozonte propagandën” e transmetuar për bashkëqytetarët e saj, po ashtu ajo deklaroi se po e lë punën e saj, por nuk e pranon ofertën e Francës për azil, duke e quajtur veten “patriote”.

Pra gazetares ruse iu ofrua azil në Francë nga presidenti Emmanuel Macron të martën, pasi ajo protestoi kundër luftës Rusi-Ukrainë. Për mediat ndëkombëtare Presidenti Macron kishte thënë se po fillonte përpjekjet diplomatike për ta mbrojtur gayetaren ruse.

Marina Ovsyannikova

Ajo për televizionin France 24 në Moskë të enjten tha se kishte dorëzuar të gjitha dokumentet për dorëheqjen e saj nga Channel One. Të dielën, ajo i tha ABC-s amerikane se duhej të fliste kur pa punëdhënësin e saj, Channel One, të përhapte “gënjeshtra” për luftën në Ukrainë.

“Unë mund të shihja se çfarë po ndodhte në realitet në Ukrainë. Dhe ajo që treguam në programet tona ishte shumë e ndryshme nga ajo që po ndodhte në realitet”, tha ajo.

Ovsyannikova tha se njohuritë që kanali po jepte informacione të rreme e shkatërruan dhe se duhej të bënte diçka me më shumë ndikim që të mund t’i tregonte pjesës tjetër të botës se rusët janë kundër luftës.

Ajo u lirua nga paraburgimi pas një marrje në pyetje 14-orëshe dhe u gjobit me 264.25 euro.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika