Gazetarja ukrainase: I jam mirënjohëse shtetit të Kosovës

Lyudmila Makey, është bërë gazetarja e parë ukrainase që ka ardhur në Kosovë, në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë në Kosovë”, ku shprehur mirënjohjen për mundësinë e qëndrimit të përkohshëm në Kosovës

Lyudmila Makey, gazetare ukrainase

Lyudmila Makey, është gazetarja e parë nga Ukraina që ka ardhur në Kosovë, në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë në Kosovë”, (Journalist in Residence in Kosovo).

Qeveria e Kosovës, kishte marrë vendim që 20 gazetarë nga Ukraina mund të vijnë e të strehohen në Kosovë.

Makey, e cila është larguar nga shteti ukrainas, ku po vazhdon lufta prej më shumë se 50 ditësh, ka thënë se i është mirënjohëse shtetit të Kosovës për mbështetjen që i është dhënë.

Ajo në një konferencë për media, të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është shprehur se i ka bërë përshtypje mikpritja e popullit kosovar.

“Jam sinqerisht mirënjohëse për mundësinë që të bëhem gazetarja e parë ukrainase që vjen në Kosovë. Për mua kjo është mundësi e mirë për të qëndruar në profesion dhe për të njohur kolegët gazetarë në Kosovë”, ka deklaruar ajo.

Konferenca e AGK-së

Gazetarja ukrainase ka njoftuar se, që nga fillimi i luftës, më shumë se 20 gazetarë janë vrarë nga rusët.

“Rusët po i vrasin të gjithë, pavarësisht moshës, gjinisë apo profesionit. Që nga fillimi i luftës më shumë se 21 gazetarë kanë vdekur në duar të pushtuesve rusë, jo vetëm ukrainasë, por lituanezë, amerikanë, irlandezë e shumë të tjerë. Më shumë se 25 kolegë të mi janë zhdukur në Mariupol, nuk ka asnjë lidhje me ta dhe nuk dihet fati i tyre”, ka thënë ajo.

Flutura Kusari, ECMPF

Flutura Kusari, përfaqësuese e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECMPF), ka thënë se ka kërkesa edhe për gazetarë të tjerë për të ardhur në Kosovë, dhe se janë duke i verifikuar ata, që të mund të vijnë.

Ajo bëri të ditur se, Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet 500 euro për shpenzime mujore, 300 euro për qira të banimit dhe 1000 euro të tjera për udhëtim, në rast se ndalet lufta në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika