Geci: LVV dhe PDK janë një brum

Gani Geci në "Debat Plus"

Ish-deputeti, Gani Geci i ftuar në “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ka folur për bisedën telefonike të Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin.

“LVV dhe PDK janë një brum, janë një brum edhe sa i përket këtyre bisedave me Radoojçiqin ose me pjesën veriore ose edhe me LPK-në sepse e kanë si brum LPK-në,” tha Geci.

Duke shtuar se Kusari është konvertuar nga të gjitha partitë.

“Mimoza Kusari është e konvertuar nga të gjitha partitë rend deri te LVV-ja dhe në vitin 2013 unë kam pasur një konfrontim me Mimozën për përmendoren e Fadil Hoxhes, që në vitin 2013 Mimoza Kusari e ka marrë një vendim që të ngritet përmendorja e Fadil Hoxhes, komunistit Jugosllav,” shtoi Geci.

Më tej Geci ka thënë se “fejesa” mes LVV-së dhe PDK-së e ka gëzuar shumë por se nuk e din sa do të zgjatë ajo.

“A martohen mas zgjedhjeve, a s’martohen, unë s’muj me ditë se plot po fejohen e tani po dahen”.

Në syrine  tij kritik, Geci ka thënë se kjo fejesë “nuk po doket që nuk ka me zgjatë” pasi që është Kodo Civil i cili duhet kaluar dhe VV duhet ti bëjë numrat për të.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika