Pasi që u dyshua për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, Gani Geci u shpall fajtorë dhe u dënua me 3 vjet e 6 muaj për veprën e kryer.
Sonte i ftuar në “Debat Plus,” Gani Geci ka folur më shumë rreth gjykimit të tij duke treguar që e ka mbajtur dënimin ashtu siç ka thënë gjykata.
“Kodi penal i Kosovës e ka një nen, që është neni 12 që është mbrojtja e nevojshme, neni 12 dhe paragrafi 4 i nenit 12-të thotë kjartë, që kushdo që tejkalon mbrojtjen e nevojshme nga një tronditje e fortë mendore mund të lirohet nga dënimi, e vetmja që kam mujt me u dënu unë ka qenë neni 12 dhe paragrafi 4 dhe çdo herë e kam thënë edhe në gjykim dhe ankesat që i kam bërë,” ka thënë Geci.
Sipas Gecit, ndonjëherë në rrethana të ndryshme mund edhe të tejkalohet mbrojtja e nevojshme.
“Në rethanat kur ndodh diçka njeriu mund ta tejkalojë mbrojtjen e nevojshme, sepse mos ta kisha kalu mbrojtjen e nevojshme ndoshta edhe nuk isha dënu, ajo ka ndodh pa dëshirën time, unë në atë kafiteri ku kam qenë e kam frekuentu gjithmonë dhe e kam spjegu edhe në gjykim, gjykimi ka ardhë i formës së prerë, unë e kam mbajtur dënimin si ka kërku gjykata, dy herë më është refuzuar kërkesa për lirimin me kush dhe herën e tretë Valdete Daka m’i ka dhënë 3 muaj e 21 ditë, ish-kryetarja e KQZ-së dhe oponentja kryesore e PDK-së, gjithë të tjerët i ka liru por mua mi ka dhënë 3 muaj e 21 ditë kusht, sido të jetë tani jam i lirë,” ka thënë Geci.
Teksa tregoi që Ruzhdi Shaqiri i ka takuar një grupi që kanë kryer vrasje të shumta në Kosovë.
“Ruzhdi Shaqiri i ka taku një grupi të Florim Ejupiit e Agon Sylejmanit që disa janë dënu e disa kanë bërë vrasje nëpër Kosovë herë me pare e herë veresi,” shtoi Geci.