Gëlltiti një kurorë dhëmbësh, i shpëtohet jeta pas një ndërhyrje urgjente nga mjekët

Mjekët në Klinikën e Pulmologjisë i kanë shpëtuar jetën një pacienteje me inicialet A.D nga Gjakova, pasi kishte gëlltitur një kurorë dhëmbësh gjatë ndërhyrjes stomatologjike te stomatologu

pamje ilustruese

Mjekët në Klinikën e Pulmologjisë i kanë shpëtuar jetën një pacienteje me inicialet A.D nga Gjakova, pasi kishte gëlltitur një kurorë dhëmbësh gjatë ndërhyrjes stomatologjike te stomatologu.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.

Kurora e dhëmbëve pacientes i kishte depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke bërë që t’i keqësohet gjendja shëndetësore dhe duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, me simptoma të frymëmarrjes së vështirësuar dhe kollitje.

“Pacientes A.D. ( 1986), nga Gjakova, e cila gjatë ndërhyrjes stomatologjike tek stomatologu, kishte gëlltitur  një kurorë dhëmbësh, duke i depërtuar në rrugët e frymëmarrjes i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, me simptoma të frymëmarrjes së vështirësuar dhe kollitje”, thuhet në njoftim.

“Me urgjencë ishte sjellur në Klinikën e Pulmologjisë, ku mjekët e klinikës konstatuan se duhet të bëhet ndërhyrje urgjent përmes bronkoskopisë, duke hequr kurorën nga rrugët e frymëmarrjes dhe duke i shpëtuar jetën”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika