Gentrit Dumani, lojtari i ri i FC Prishtinës

Pas largimit të tij më 2018, Dumani i rikthehet fushës kryeqytetase por kësaj here, si pjesëtar i ekipit të saj

“Mirësevjen Gentrit Dumani”.

Kështu i ka uruar mirëseardhjen FC Prishtina mbrojtësit që së fundmi i është bashkuar ekipit kryeqytetas, Gentrit Dumani.

Përmes një postimi zyrtar në Facebook, bëhet e ditur se mbrojtësi 28 vjeçar do të jetë pjesë e FC Prishtinës.

Klubi kryeqytetas vazhdon me përforcimet e kësaj vere duke shënuar prurjen e shtatë deri tani, atë të ish-mbrojtësit të Malishevës.

Transferimin e Dumanit e ka konfirmuar vet faqja zyrtare e klubit, me të cilën mbrojtësi ka dhënë edhe një intervistë në lidhje me ambiciet.

Dumani ka shënuar një rikthim në Prishtinë ngase ai ka qenë pjesë e FC Prishtinës në vitet 2015-18 me ç’rast i ka fituar edhe dy Kupa të Kosovës dhe një trofe të Superkupës.

Krahas FC Prishtinës dhe Malishevës, pjesë e përvojës së tij në fushë është edhe koha në Flamurtar, Drenicë dhe Fushë Kosovë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika