Gërmimet që nisën më 10 maj u ndaluan.
Në afërsi të Minierës në Shtaval, afër Sijenicës, në territorin e Serbisë nuk u gjetë asnjë mbetje mortore.
Është Komisioni Qeveritar për persona të zhdukur nga Kosova, të cilët kanë thënë se autoritetet serbe nuk i kanë ndarë të gjitha informacionet që i ka kërkuar delegacioni kosovar.
Ndërkohë në Shtaval ka qëndruar edhe antropologu mjekoligjor, Ditor Haliti.
Edhe ai thotë se ekipës kosovare iu duhen të dhëna shtesë, për të pasur rezultat.
“Ne kemi pasur një bashkëpunim korrekt e profesional me palën serbe dhe nuk kemi pasur ndonjë pengesë të madhe në punën tonë por ajo cka na duhet nga pala serbe në këtë rast është që të marrim të dhëna shtesë, ne jemi në dijeni që ka të dhëna shtesë dhe puna jonë varet krejt nga këto të dhëna” ka thënë antropologu Ditor Haliti.
Në ndëkohë, Haki Kosumi nga Shoqata për Hulumtimin e fatit të personave të të pagjeturve, ende po dyshon që në atë vokacion ka mbetje mortore.
“Për ne Shtavaku, ajo pjesë e Minierës aty është vend i dyshuar, nuk është qëlluar pika ku janë të fshehur trupat e më të dashurve tanë dhe në atë rrethinë ka, dhe jo vetëm aty por edhe në pjesë të tjera të Serbisë” është shprehur Kosumi.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ndër të tjera kanë thënë se po presi sigurimin e imazheve plotësuese satelitore për një periudhë më të gjerë kohore për lokacionin në fjalë, si një mundësi për të shënjuar më saktësisht lokacionin e varrezës masive.