Gërvalla: Anëtarësimi në NATO mbetet prioriteti kryesor i Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë raportimit të saj në komisionin për punë të jashtme, ka thënë se anëtarësimi në NATO mbetet prioriteti kryesor për shtetin e Kosovës.

Ajo u shpreh se anëtarësimi në Bashkimin Evropian, jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha shtetet që e synojnë anëtarësimin, do të zgjasë për një kohë të gjatë, për këtë arsye, sipas saj, Kosova duhet të fokusohet një herë për anëtarësim në NATO.

“NATO-ja mbetet prioritet kryesor i Kosovës, anëtarësimi dhe përafrimi me NATO-n, është prioritet kryesor për shkak se nëse jemi të vetëdijshëm, që procesi i anëtarësimit në BE, është proces jo që vetëm mundet, por do të zgjasë për një kohë të gjatë, dhe jo vetëm për Kosovën, Kosova duhet të investojë për një anëtarësim sa më të shpejtë në NATO. Për këtë duhet t’i kryejmë hapat paraprak që janë të nevojshëm”, ka thënë ajo.

Gërvalla tha se NATO-ja është garantuesi më i rëndësishëm për paqe në rajon, sidomos për shkak të ndikimit rus në Ballkan.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika