Gërvalla: Borrell duhet të dënojë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se "Borrell duhet të dënojë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës duke përmbushur detyrën e saj dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga sulmet e bandave kriminale"

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.





Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas postimit të përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, i cili ka thënë se BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it apo përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri.

Ministrja Gërvalla ka thënë se Borrell duhet të dënojë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës duke përmbushur detyrën e saj dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga sulmet e bandave kriminale.

“Deklaratat që nuk dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka thënë më tej ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Twitter.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika