Gërvalla: Çdo model i Asociacionit që lejon Serbinë të minojë sovranitetin duhet të refuzohet

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka thënë se nuk duhet që Serbia të lejohet ta minojë sovranitetin e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Në vazhdën e reagimeve të shumta nga pozita e opozita dhe ambasadorë të ndryshëm që erdhën pas diskutimit të organizuar nga Ambasada e ShBA-së  për Asociacionin, ka folur edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, e cila ka thënë se “Kosova ofron kornizën më të avancuar të të drejtave të pakicave në Evropë”.

Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Gërvalla ka thënë se çdo model që e lejon Serbinë ta minojë pavarësinë e Kosovës duhet të refuzohet.

“Çdo model që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë ata që synojnë paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”, ka shkruar Gërvalla.

Diskutimi i së martës në Ambasadën e ShBA-së për Asociacionin ishte i mbyllur. Aty morën pjesë zyrtarë shtetëror nga pozita e opozita, pjesëtarë të shoqërisë civile e të tjerë.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika