Gërvalla: Draft-statuti i Asociacionit është si Republika Sërpska, por ne e pranojmë gjithë pakon

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se draft-statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, i propozuar nga Bashkimi Evropian, është i ngjashëm me Republikën Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë.

Por, sipas saj, Kosova ka pranuar ta zbatojë atë si pjesë të pakos së përgjithshme të marrëveshjeve me Serbinë, ku përfshihen Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.

“Vuçiq dhe kryeministrja e tij edhe me shkrim kishin deponuar në BE se nuk e njohin integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës. Nëse Serbia është në gjendje të pranojë pakon si të tërë, edhe ne do të mbajmë premtimin e bërë. Përndryshe, nxjerrja e tij drafti nga ajo pako është shumë e rrezikshme. Ai draft që na e kanë paraqitur partnerët tanë ka kuptim vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën, përndryshe është një kalë troje si Republika Sërpska në Bosnje. Ne i qëndrojmë fjalës që kemi dhënë, por ne jemi të gatshëm të zbatojmë të gjithë pakon nëse Serbia merr përsipër zotimet e saj. Kaq është kjo puna e Asociacionit”, ka deklaruar Gërvalla në intervistën e saj për SYRI TV.

Ministrja Gërvalla mes të tjerash ka theksuar se nëse Serbia është në gjendje të zbatojë pakon si të tërë, “edhe ne jemi në gjendje të mbajmë premtimin tonë”.

Gërvalla: Koalicion me cilëndo parti opozitare, vetëm nëse çlirohen nga korrupsioni

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika