Gërvalla e cilësoi BE-në “tigër prej letre”, Spahiu: Ose duhet të japë dorëheqje ose duhet të marrë një doracak të diplomacisë dhe të mësoj

"Është budallallëk me brirë. Edhe pas një skandali të tille, i cili fatkeqësisht nuk është skandali i vetëm, do të duhej të jepte dorëheqje. Nuk duhet ti bësh dëm vendit me panjohuri, ose ajo duhet të marrë doracak të diplomacisë dhe të mësoj"

Profesori, Nexhmedin Spahiu

Profesori, Nexhmedin Spahiu, ka kritikuar shefen e diplomacisë kosovare, Donika Gërvallën, për deklaratën e saj në Forumin e Dubrovnikut, ku ka thënë se pa ShBA-në dhe NATO, BE-ja është një “tigër prej lere”.

Spahiu kritikoi Gërvallën, duke thënë se një gjë të tille mund të thotë presidenti i Kinës, Iranit apo ai i Rusisë. Pasi sipas tij, kjo është në dëm te interesit kombëtarë të Kosovës.

“… kur je në detyrën e një ministri të Jashtëm të një vendi, ti në radhë të parë nuk e ke për detyre me tregu zgjuarsinë tënde, as me i tregu të gjitha të vërtetat, por, me e mbrojt interesin tënd kombëtar. Disa të vërteta janë në interes kombëtar për tu thënë, disa të vërteta nuk janë. Diplomati nuk duhet të i thotë ato që janë të dëmshme për internat kombëtare, për te iu lënë atyre që janë në interesin kombëtare. Në këtë rast përshembull është e varte që presidenti amerikanë është një plak, por, nuk i thu president qenë plakur. S’është kjo diplomaci. Kjo është e vërtetë, por nuk është në interes të vendit.  E kjo që EVroa është një “tigër prej letre”, mund ti thotë dikush në një katedër atje, mund ti thotë edhe presidenti i Kinës, ose i Iranit ose Putin, por jo ministria e Kosovës, sepse nuk është në interesin e Kosovës të merret më këtë çështje fare”, ka thënë Spahiu në “FIVE”.

Spahiu, ka thënë se ministrja Gërvalla ose duhet të japë dorëheqje ose të mësojë si të bëjë diplomaci.

“Është budallallëk me brirë. Edhe pas një skandali të tille, i cili fatkeqësisht nuk është skandali i vetëm, do të duhej të jepte dorëheqje. Nuk duhet ti bësh dëm vendit me panjohuri, ose ajo duhet të marrë doracak të diplomacisë dhe të mësoj. Studentët e mi këso gabimesh nuk do të kishin bërë. Nuk është në nivel të studentëve. Jo vetëm Gërvallën, por, të gjithë ata studentët në lëndën e diplomacisë ose politikës së jashtëm bëjnë gafe të tilla, nuk e kalojnë provimin. Ose duhet të mësoje të mos bëj gabime të tilla ose të jap dorëheqje”, ka theksuar Spahiu, duke shtuar se kjo deklaratë vjen për shkak të “naivitetit” të shefes së diplomacisë kosovare.

Edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Anton Berisha, ka kritikaur deklarimet e Gërvallës, në Dubrovnik.

Sipas Berishës, shefja e diplomacisë kosovare është e papërgjegjshme dhe është shqetësues agjenda e saj “anti-shqiptare. Duke theksuar se Gërvallës në linjë m qëndrimet e kryeministrin, Albin Kurti, i cili sipas tij, është udhëheqësi i politikës “anti-evropiane”.

“Është një ministre e papërgjegjshme, me mungesa elementare të komunikimit diplomatik. Dhe, çka është ma shqetësuese është se është dashakeqëse, kjo ka marrë një rol një agjende anti-shqiptare. Për ta armiqësuar Kosovën me Evropën. Kjo as nuk duhet të emërohet por me standardin kësaj qeveria, praktikisht udhëheqësi i politikes anti-perëndimore është vetë Kurti, kështu që në këtë kuptim kjo është në linjën e tij. Ai ka vazhdimisht deklaratë të papërgjegjshme, siç ishte ajo me sekretarin Blinken dhe vazhdimisht me deklaratat që shpërfaqin prirjen e tyre deri në armiqësimin më botën perëndimore.”, ka thënë Berisha.

Gërvalla me frazën e ish-diktatorit komunist kinez godet BE-në: Pa ShBA-në dhe NATO-n, jeni një ‘tigër prej letre”

Kryediplomjata ka zgjedhur idiomën e vjetër kineze “tigër prej letre” që të godasë BE-në. Kjo frazë u popullarizua nga ish-diktatori komunist, Mao Ce Duni, i cili në vitin 1956 e cilësoi imperialzimin amerikan si “tigër prej letre”, duke thënë se “imperializmi dhe të gjithë reaksionarët janë tigra prej letre”.

“Jemi rreshtuar për rreth 90 për qind me Perëndimin kur bëhet fjalë për Ukrainën. Të tjerët që i kemi përreth po e ndihmojnë Rusinë në agresionin e saj për pothuajse dy vjet tashmë pa sanksione nga Bashkimi Evropian. Pyetja kyçe është për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mund dhe a është Bashkimi Evropian unioni që mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë? Vlerësimi im është që BE-ja nuk mundet. Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtim në union dhe pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një ‘Paper Tiger’ (tigër prej letre) në aspektin e sigurisë. Për shkak se ju e dini këtë, kërkoni paqe në vazhdimësi. Mirëpo, kjo është e rrezikshme. Paqësimi i BE-së me Rusinë ka bërë që Putini të përshkallëzojë”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika