Gërvalla e përmbyll vizitën në selinë e NATO-s, informon rreth kërcënimeve të Serbisë kundër Kosovës

Gjatë këtij takimi ku u rikonfirmua mbështetja për Kosovën, ku Gërvalla shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e të gjithë Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve të rajonit në NATO për Kosovën në rrugën e saj euroatlantike

Vizitën në selinë e NATO-s, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, e përmbylli me një takim të posaçëm me të gjithë përfaqësuesit e Përhershëm të shteteve të rajonit, anëtarë të NATO-s.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se gjatë këtij takimi ku u rikonfirmua mbështetja për Kosovën, ku Gërvalla shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e të gjithë përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve të rajonit në NATO për Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

Gërvalla ka ritheksuar përkushtimin dhe progresin e arritur në shumë fusha dhe angazhimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për të ardhmen euroatlantike, si dhe avancimin sa më të shpejtë të anëtarësimit tonë në NATO.

“Republika e Kosovës është dëshmuar në vazhdimësi si një partner i besueshëm dhe i rreshtuar krah aleatëve dhe partnerëve në NATO dhe Bashkimin Evropian, për paqen dhe sigurinë në rajon dhe Evropë”, tha Gërvalla.

Gërvalla tutje ka informuar përfaqësuesit e pranishëm rreth obstruksioneve, sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë kundër Kosovës, por edhe kundër paqes dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë.

Në këtë takim të përbashkët, ministrja Gërvalla shoqërohej nga përfaqësuesi i Republikës se Kosovës për marrëdhëniet me NATO, ambasadori Astrit Zemaj dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Luksemburg dhe Bashkimin Evropian, Agron Bajrami.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika