Gërvalla u lutet ndërkombëtarëve që ta marrin seriozisht letrën e saj për “Zajednicën”

"Kërkojmë dhe presim nga KiE që të përmbush pjesën e vet të detyrimit dhe ta ftojë Kosovën për tju bashkuar pa vonesë KiE-së si vendi të cilit i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim, por i cili i ka përmbushur këto kushte".

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një konferencë për media, ka folur për letrën e drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin.

Gërvalla, në atë letër është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit, duke theksuar se Qeveria e Kosovës ka shprehur vullnetin dhe se shpreson se zotimi i saj të përmbushet.

E hapa konkretë për Asociacionin në lidhje me KiE, kishin kërkuar Franca, Gjermania e Italia.

Hap konkret ishte dërgimi në Kushtetueses i draftstatutit të përpiluar nga evropianët, por kjo u quajt absurde nga kryeministri Albin Kurti, i cili u refuzua.

“Siç jeni informuar të gjithë sot në mëngjes, i jam drejtuar me një letër në emër të qeverisë, Këshillit të Evropës. Kemi përsëritur gatishmërinë tonë për të përgatitur draft dokument për krijimin e një mekanizmi për vetëmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ky draft do të përmbushte detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, do të plotësonte nevojat e qytetarëve serb në Kosovës, dhe do të respektonte në tërësi Kushtetutën dhe të gjitha ligjet në Republikën e Kosovës dhe parimet e KiE ku kemi bërë kërkesë të anëtarësohemi.

Kosova dhe Qeveria e saj kanë qenë përherë të përkushtuara për konsolidimin dhe forcimin ndërkombëtar të Kosovës, duke zënë kështu vendin e saj të merituar në mesin e shteteve të përparuara. Jemi ballafaquar me skepticizëm rreth asaj se a ka qenë momenti i duhur kur kemi parashtruar kërkesën tonë. Në favor të raportit votuan edhe shtete qe se kanë njohur Kosovën, madje disa prej tyre kanë qenë më të zëshmet. Gjatë gjithë periudhës, Kosova ka zhvilluar aktivitet të dendur lobimi”, ka thënë Gërvalla.

Duke thënë se zotimi në letrën e saj është serioz e i sinqertë, Gërvalla ka thënë që të pranohet, këtë herë pas dy refuzimeve.

“Duke vlerësuar që rëndësinë që Kosova të jetë anëtare, unë sot pas konsultimeve me partnerë miq e aleatë kam dërguar letrën që përmenda. Një dokument i tillë do t’i shërbente synimit të përsëritur të qeverisë për të integruar komunitetet joshumicë dhe zbatimit të ligjeve në të gjitha komunat tona. Do të siguronte respektimin e plotë të Kushtetutës, por do të pamundësonte ndërhyrjet e palejueshme nga jashtë.

Zotimi ynë në letër është zotim serioz dhe i sinqertë dhe është ripërtëritje e ofertës së Kurtit më 18 mars 2023 në Ohër, më 2 maj 2023 në Bruksel. Një draft dokument i Qeverisë së Kosovës do të ishte në përputhje me Kushtetutën, përfshirë edhe aktgjykimin përkatës të Gjykatës Kushtetute, letrën e Mogerinit, që është qëndrimi evropian dhe editorialit të Chollet dhe Escobar. Kjo është refuzuar dy herë, shpresojmë të pranohet këtë herë. Kjo varet nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, nuk varet nga ne”, ka shtuar ajo.

“Kërkojmë dhe presim nga KiE që të përmbushë pjesën e vet të detyrimit dhe ta ftojë Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë KiE-së si vendi të cilit i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim, por i cili i ka përmbushur këto kushte. Kosova e pavarur dhe sovrane, si shtet ligjor dhe demokratik mbetet e palëkundur në kursin e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, ka shtuar ndër të tjera Gërvalla.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika