Gërvalla: Jasharët u bënë heronj të pavdekshëm të historisë më të re të Kosovës

Anëtarët e familjes Jashari pas një lufte të pabarabartë  u bënë heronj të pavdekshëm të historisë më të re të Kosovës, thotë ministrja Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Gërvalla ka thënë se anëtarët e familjes Jashari pas një lufte të pabarabartë  u bënë heronj të pavdekshëm të historisë më të re të Kosovës.

“Në truallin e mësuesit Shaban Jashari, udhërrëfyesit të brezave të rinj të familjes Jashari dhe të Drenicës, nga i cili mësuan si duhet atdheu dhe sa e shtrenjtë është liria.  Vendi ku dikur loznin fëmijët e familjes Jashari, çdo vit pret me mijëra vizitorë që nderojnë jetën dhe veprën madhështore të Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit, të grave, vajzave, djemve dhe fëmijëve të kësaj familjeje. Në muajin e ringjalljes së natyrës, familja Jashari në përballje me një shtet të tërë policor dhe ushtarak, pas një lufte të pabarabartë, u bënë heronj të pavdekshëm të historisë më të re të Kosovës”, shkroi ajo.

Bashkë me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeparlamentarin Glauk Konjufca, Kryeministrin Albin Kurti, kabinetin qeveritar dhe me deputetë të Kuvendit të Kosovës, Gërvalla bëri homazhe te Jasharët në Prekaz, duke vlerësuar lartë luftën dhe sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

“U kujtoftë sa të jetë jeta Komandanti Adem Jashari dhe gjithë familja Jashari”, shtoi ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika