Gërvalla kërkon ndihmën e Malit të Zi lidhur me aplikimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi Rashko Konjeviq. Gjatë takimit Gërvalla ka kërkuar ndihmën e Malit të Zi lidhur me aplikimin e Republikës së Kosovës në programin “Partneriteti për Paqe” dhe Kartën e Adriatikut

Donika Gërvalla-Schwarz, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dhe Rashko Konjeviq, Ministër i Mbrojtjes në Mal të Zi

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, të shtunën e 10 shtatorit ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Rashko Konjeviq dhe ka kërkuar ndihmën e Malit të Zi lidhur me aplikimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka njoftuar ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Malit të Zi, Rashko Konjeviq rreth aspiratave euro-atlantike të Republikës së Kosovës dhe ka kërkuar ndihmën e Malit të Zi lidhur me aplikimin e Republikës së Kosovës në programin “Partneriteti për Paqe” (PfP) dhe Kartën e Adriatikut”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministrja Gërvalla-Schwarz në takim ka potencuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në të gjitha bashkëpunimet rajonale që ndërlidhen me siguri.

Pamje nga takimi 10. 09. 2022

Gërvalla ka falënderuar ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Rashko Konjeviq për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, gjë që sipas saj ka ndikim të shumanshëm në të mirën e sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë mes dy vendeve mike.

Në vazhdën e takimit Gërvalla ka njoftuar ministrin Konjeviq për bisedimet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika