Gërvalla: Koalicion me cilëndo parti opozitare, vetëm nëse çlirohen nga korrupsioni

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, për mundësinë që të hynte në koalicion me ndonjë nga partitë opozitare, ka thënë se kjo do të ndodhte vetëm nëse njëra nga partitë do të “çlirohej nga njerëzit që përfaqësojnë krimin dhe korrupsionin”.

“Të flasim për realitetin. Në rastin ekstrem, që nuk pres të ndodhë në mandatin e ardhshëm, nëse PDK-ja apo cila parti tjetër në Kosovë, do të ishte çliruar apo ndarë nga radhët e saj nga njerëz që edhe sot janë aty dhe që e përfaqësojnë krimin dhe korrupsionin që e kanë zhvatur shtetin e Kosovës dhe që janë pasuruar pafundësisht në kurriz të qytetarëve, atëherë nuk do të shihja asnjë pengesë. Por nuk e shoh këtë mundësi”, ka thënë Gërvalla për TV Syri.

Ajo ka thënë se ka qenë kritike ndaj aleancës PDK – LDK, sepse e kishte ditur që “kjo ka për ta zhbërë LDK-në si parti e rëndësishme në skenën politike”.

“Edhe pse PDK-ja, të them të drejtën, jo vetëm në Kosovë, por edhe për aleatët tanë ndërkombëtarë ka qenë partia e cila ka qenë sinonim i korrupsionit dhe krimit të organizuar. E di që sot nuk ju vjen mirë kur flasim për korrupsionin, por ne nuk i kemi marrë 50 për qind të votave sepse këtu ju ka ardhë korrupsioni qytetarëve”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika