Gërvalla: Kosova nuk do të kërkojë rrugica për ta zbatuar një asociacion që shkel kushtetutën

"Kjo Qeveri e Republikës së Kosovës nuk do të kërkojë rrugica për ta implementuar një asociacion që e shkel Kushtetutën tonë", kështu ka deklaruar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në një konferencë të përbashkët me ministren e Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë se Kosova nuk do të kërkojë rrugica për ta zbatuar një asociacion, i cili shkel kushtetutën e vendit.

“Asociacioni për të cilin palët janë marrë vesh në Bruksel, por për të cilin palët janë marrë vesh që të zbatohet vetëm pasi të ketë kaluar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, nuk mund të zbatohet sepse e shkel kushtetutën dhe një Qeveri, një gjë që nuk do të duhej të bënte kurrë, është që të merrte vendime, të cilat shkelin ligjet dhe kushtetutën e vendit”.

Ndërkaq, javën e kaluar, këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se pret nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të adresohet brenda një marrëveshjeje eventuale për normalizimin e plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika