Gërvalla: Kosova s’tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri që po kërcënohen nga Beogradi

Ministrja e Punëve të jashtme, Donika Gërvalla, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të mos tolerojë pengimin kriminal kundër parimeve evropiane dhe sundimit të ligjit

 

Ministrja e Punëve të jashtme, Donika Gërvalla, pas takimit me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Franges, ka thënë se Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në Veri.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Gërvalla ka treguar se gjatë këtij takimi, ka kërkuar nga BE-ja që të mos tolerojë pengimin kriminal kundër parimeve evropiane dhe sundimit të ligjit.

“Shkëmbim i hapur dhe konstruktiv me të dërguarit e BB-së Manuel Sarrazin dhe Anžej Franges. I kërkova BE-së të mos tolerojë pengimin kriminal kundër parimeve evropiane dhe sundimit të ligjit. Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri nga kërcënimet e ekstremistëve të mbështetur nga Beogradi”, ka shkruar Gërvalla.

Ndryshe, për të diskutuar për situatën në vend, raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Procesin e Berlinit dhe çështje të tjera aktuale, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij, Sarrazin, të shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde dhe Frangeš, i shoqëruar nga ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič.

Në këtë takim, përkrah kryeministrit Kurti kanë qenë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Kryeministri Kurti u shpreh se vendimi dhe veprimet e Qeverisë janë në shërbim të sundimit të ligjit dhe marrin parasysh brengat e partnerëve ndërkombëtarë për sigurinë dhe paqen.

Ndërkaq, sa i përket bojkotit të institucioneve nga Lista Serbe, ai ka thënë se është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi.

“Ndërkaq, sa i përket bojkotit të institucioneve nga Lista Serbe, ai ka thënë se është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi, që ka vazhduar qasjen destruktive në marrëdhëniet me Kosovën dhe se është përpjekje për ta mbuluar mosgatishmërinë për diskutime rreth elementeve të marrëveshjes kornizë që çon drejt normalizimin të plotë të raporteve”, shkruhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

Në anën tjetër, Kurti ka shtuar se Republika e Kosovës e ka dëshmuar gatishmërinë dhe konstruktivitetin e saj në këtë proces.

Ai i ka njoftuar emisarët për zbatimin e shkallëzuar të vendimit të qeverisë për targat ilegale, duke theksuar se deri mëngjesin e nëntë nëntorit janë lëshuar 1012 vërejtje për vozitësit me targa ilegale dhe se pavarësisht kësaj, nuk ka asnjë incident të shënuar për punën e institucioneve për mbarëvajtjen e shërbimeve për të gjithë qytetarët dhe për kërcënimet dhe sulmet që individë dhe banda kriminale po u bëjnë qytetarëve në komunat në veri të vendit.

Kryeministri, ndër të tjera, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës është qeveri demokratike dhe e përgjegjshme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika