Gërvalla: Mërgata, urë e fortë e miqësisë mes Kosovës dhe Kanadasë

Në kuadër të vizitës në Montreal të Kanadasë, për pjesëmarrjen në Konferencën Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me mërgatën shqiptare në Montreal, të organizuar nga “Shoqata Shqiptare Kosova Montreal”, me kryetare, Ilirjana Latifi

Në kuadër të vizitës në Montreal të Kanadasë, për pjesëmarrjen në Konferencën Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me mërgatën shqiptare në Montreal, të organizuar nga “Shoqata Shqiptare Kosova Montreal”, me kryetare, Ilirjana Latifi.

Sipas komunikatës të MPJD-së në fokus të këtij bashkëbisedimi ishin çështjet kyçe si organizimi kulturor dhe mësimi në gjuhën shqipe për fëmijët e diasporës, regjistrimi i mërgatës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve të mërgatës në Kosovë.

Më tej, Gërvalla theksoi rëndësinë e regjistrimit të popullsisë duke ftuar të gjithë mërgimtarët të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm për planifikimin e politikave dhe programeve për mërgatën.

Ndryshe, ministrja paraqiti programet që ofron MPJD për të rinjtë e diasporës duke përfshirë diplomacinë qytetare ku profesionistët e ri vijojnë një program prej 10 muajsh në Kosovë, kontribuojnë në institucionet e vendit, sjellin përvojat e tyre nga më të ndryshmet dhe fuqizojnë lidhjen me Kosovën.

“Gjatë këtij takimi pati një bashkëbisedim të hapur ku mërgimtarët shprehën pikëpamjet e tyre pozitive rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, integrimin euro-atlantik, investimet e mërgatës, shërbimet konsullore, mësimin në gjuhën shqipe dhe rolin e madh të mërgatës në fuqizimin e lidhjeve në mes të Kosovës dhe Kanadasë, duke theksuar posaçërisht krenarinë dhe mbështetjen për shtrirjen e sovranitetit në të gjithë vendin dhe punën e policisë dhe organeve të tjera të sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika