Gërvalla merr pjesë në kremtimet e Krishtlindjes në Vatikan

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në kremtimet e Krishtlindjes në Bazilikën dhe sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është duke marrë pjesë në kremtimet e Krishtlindjes në Bazilikën dhe sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

“Me ftesë nga Selia e Shenjtë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, mori pjesë në meshën e Krishtlindjes, që u mbajt të dielën mbrëma në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan dhe në kremten ku Papa Françesku dha mesazhin e tij vjetor të Krishtlindjes “Urbi et Orbi”, që u mbajt sot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan”, thuhet në njoftim.

Nga Selia e Shenjtë në Vatikan, Gërvalla ka uruar të gjithë besimtarët katolikë, duke i dëshiruar paqe dhe dashuri.

“Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjet nga Basilika e Shën Pjetrit në Vatikan, ku me ftesë të Selisë së Shenjtë morëm pjesë në meshën në vigjilje të Festës së Krishtlindjes. Paqja dhe dashuria mbretërofshin në vendin tonë dhe të gjitha vatrat tona”, ka thënë Gërvalla, duke theksuar se ndihet e nderuar, e prekur dhe krenare që ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në kremtimet e Krishtlindjes në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Në mesazhin e tij tradicional të Krishtlindjes në bekimin e mesditës “Urbi et Orbi” në Ditën e Krishtlindjes, Papa Françesku ka bërë thirrje që Krishtlindja të sjellë paqe në gjithë botën dhe ta kthejë pikëllimin në gëzim, të ndalet dhuna e të ndihmohen të gjithë ata që vuajnë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika