Gërvalla merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së

Në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së, kryediplomatja Donika Gërvalla do të marrë pjesë për të diskutuar bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, duke përfshirë procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e së Kosovës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në takimin e 27 ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi i nivelit të lartë mbahet në Bruksel në margjinat e mbledhjes së Këshillit për Politikë të Jashtme të BE-së, të kryesuar nga përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell.

Në këtë takim, pritet të diskutohet bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në fushat e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, veçanërisht në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë.

Siç ka njoftuar MPJD-ja, në ftesën për kryediplomaten Gërvalla, përfaqësuesi Borrell ka theksuar se për BE-në, Ballkani Perëndimor është partneri më i afërt, me të cilin, ndajnë lidhje të fuqishme politike, ekonomike, të sigurisë dhe gjeografike dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen.

Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së dhe homologëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pritet të diskutohen edhe zhvillimet e fundit në rajon.

Sipas njoftimeve nga Bashkimi Evropian, temat kryesore që do të jenë në rend dite janë procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, situata në Bosnje e Hercegovinë, bashkëpunimi rajonal dhe ndikimi i Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Evropian pritet të përsërisë edhe një herë përkushtimin për të vazhduar ndihmën për rajonin, por edhe të kërkojë nga këto vende t’i kryejnë obligimet e marra për të zbatuar reformat dhe për t’u përshtatur edhe me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika